Së shpejti brend i ri hoteli në Shkup

Biznesmeni Ajdovan Ademovski, i cili është edhe investues i këtij hoteli, nuk e zbulon emrin e brendit, për shkak se akoma nuk kanë përfundura bisedimet.

Pritet që hoteli të jetë me kapacitet prej 170 dhomash, do të ketë 6 salla për konferenca dhe spa-qendër nga njëri prej zinxhirëve më të njohur të spa-qendrave në botë. City Plaz? dhe Stone Bridge janë kompanitë investuese të hotelit, kurse ndërtimin do të bëjë PERA Construction, firmë maqedono-turke, në të cilën Ademovski është njëri nga partnerët.

Ajdovan Ademoski, për momentin është njëri nga biznesmenët më të fuqishëm në Maqedoni. Ai është njeriu që qëndron prapa çdo inevstimi më të madh turk në vend, siç janë qendrat tregtare Ramstor, operatori i aeroportit TAV, industria e qumështit Sütash.. Poashtu ai është përfaqësues i françizave të brendeve turke për teknikë të bardhë BEKO dhe Arçelik, brendet e modës Koton, Roman, Sarar dhe Casharel, ndërsa kompania e tij ndërtimore i ndërtoi objektet e më tepër investimeve të huaja “greenfield” në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button