Rekordi Messi, gol në 18 ndeshje rradhazi

Barcelona ka arritur të ruajë diferencën e madhe që ka me Real Madrid në krye të kampionatit spanjoll falë fitores së thjeshtë ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 3-1.

Golat për katalanasit u shënuan nga Villa dhe Messi (dopietë për argjentinasin). Goli i vetëm i takimit për skuadrën e vogël madrilene u shënua nga veterani Raul Tamudo.

Në këtë mënyrë Messi ka zgjatur serinë e ndeshjeve radhazi duke shënuar të paktën një gol. Me dy golat e së dielës, ylli i Barcelonës ka shënuar në 18 ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll. Gjatë këtij kampionati, Messi nuk ka shënuar vetëm në 4 ndeshje.

42 golat e tij janë ndarë kështu: një poker golash, një tregolësh, 13 dygolësha dhe në 9 ndeshje ka shënuar vetëm një gol.

Gjithsej Lionel Messi ka shënuar 308 gola me fanellën e Barcelonës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button