Restoranti i tetovarit Rene Rexhepi zgjidhet më i miri në botë për vitin 2021

Restoranti “Noma” në Kopenhagen i shqiptarit nga Xhepçishti i Tetovës, Rene Rexhep sapo u emërua si restoranti më i mirë në botë për vitin 2021, madje për herë të pestë, njofton Portalb.mk.

Restoranti “Noma” i Rexhepit i cili ndodhet në kryeqytetin e Danimarkës u vlerësua me çmim të parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë. Restoranti i tetovarit fitoi këtë çmim edhe katër herë më parë, gjegjësisht në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010.

Pasi morri çmimin e madh, Rene Rexhepi ta se ky vlerësim është shum i rëndësishëm për të dhe stafin e tij pas një sfide të gjatë 18 mujore në industrinë e gastronomisë.

“Është e mahnitshme, pa pasur nevojën të ndihet si një rekord i thyer. Është e mahnitshme veçanërisht në këto momente.” tha Rene Rexhepi.

Ai shtoi se për shkak të Covid-19, ceremonia e marrjes së çmimit ishte e para prej një kohe të gjatë që gjendej në një grumbull aq të madh njerëzish.

“Bota ngadalë po mësohet se si të jetojë me këtë virus, dhe ndoshta bashkimi ynë sot është një ogur për të ardhmen.” tha Rene Rexhepi.

Rexhepi gjithashtu përgëzoi ekipin e tij në “Noma”, duke theksuar kontributin dhe rolin e tyre në restorant.

“Ndonjëherë kur shkon në një çmim si ky … normalisht aty është fytyra ime,” tha ai, “dhe të gjithë e dinë se natyrisht, jo nuk jam vetëm unë. Unë e konsideroj “Noma” si një mozaik gjigand, dhe çdo person që është përfshirë nëse ka qenë praktikant apo diçka tjetër, ata kanë një pjesë të vogël së tyre. Pa të gjithë, nuk është e plotë. Gjatë këtyre kohërave pandemike unë pata ulje -ngritje të mëdha, kryesisht rënie, dhe sinqerisht mund t’ju them se ajo që më mbajti ishte të dija se unë kam këtë familje të zgjeruar njerëzish që besoj, dhe kjo ishte gjithçka.” tha Rexhepi.

Këto janë 10 restorantet më të mirë në botë për vitin 2021:

  • Noma – Kopenhagë, Danimarkë
  • Geranium – Kopenhagë, Danimarkë
  • Asador Etxebarri – Atxondo, Spanjë
  • Central – Lima, Peru
  • Disfrutar – Barcelonë, Spanjë
  • Frantzen – Stokholm, Suedi
  • Maido – Lima, Peru
  • Odette – Singapor, Japoni
  • Pujol – Mexico City, Meksikë
  • The Chairman – Hong-Kong, Kina

Ndryshe, lista vjetore e restoranteve krijohet nga votat e Akademisë së 50 Restoranteve më të Mira në Botë, një grup me ndikim prej më shumë se 1.000 drejtuesish të përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë të ushqimit, kuzhinierë, gastronom dhe ekspertë të kuzhinës ndërkombëtare, me një ekuilibër gjinor 50/50.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button