Roma rrëmben pozitën e pestë, Lazio vazhdon rënien (video)

Roma ka arritur fitore në javën e 29-të të Serie A duke e mposhtur në “Olimpico” 2:0 Parman. Golin e parë për vendasit e shënoi Lamela në minutën e 7, kurse të dytin kapiteni Totti në të 70-ten.

Kjo fitore e ka ngjitur Romën në pozitën e pestë me 47 pikë, duke e zhvendosur Interin një pozitë më poshtë.

Në anën tjetër Lazio është mposhtur nga Torino me rezultat minimal 1:0. Për skuadrën nga Roma, kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka luajtur tërë ndeshjen. Pas kësaj humbje, Lazio ka rënë në pozitën e shtatë, me pikë të barabarta me Romën dhe Interin, por me goldallim më të dobët.

Lajme të ngjashme

Back to top button