Cërvenkovski: Zgjedhje të parakohshme patjetër të organizohen

Koalicioni “Lidhja për ardhmërinë” i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, sonte mbajti tubim në sheshin e Shkupit. 

“A thua vallë të gjithë nuk e kanë të qartë se Maqedonia është shtet mafioz nën kontrollin e një familjes, se është shtet i kriminalitetit. Kur shoh se çfarë na shfaqin në reklama them ose ne jemi bërë për spital ose ata janë për shtëpinë e të çmendurve. Çfarë populli jemi nëse lejojmë kaq lehtë të na gënjejnë. A jeni të gatshëm ta udhëhiqni luftën jo për tenderë dhe privilegje, por për ardhmërinë e popullit dhe vendit? Rezistenca vazhdon, nëse vërtetë populli dëshiron zgjedhje të parakohshme, zgjedhje do të ketë ” tha lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Në tubim mbajti fjalim dhe lideri i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski i cili tha se sheshi para Çarshisë së Shkupit është një kiç i cili do të mbahet mend gjatë kohë.

“Mbrëmë kalova nga ana tjetër e sheshit të ri i cili ende nuk është hapur. Jua them nga pozita e estetikës, është një shembull i një kiçi të paparë deri më tani. Ai punim duhet parë dhe jua siguroj se për të do të shkruhet në shumë libra shkollor nëpër botë. Turistët do të vijnë enkas për ta parë dhe për tu habitur se ku i çon paratë shteti ynë” tha Georgievski.

Fjalim kishin edhe Jani Makraduli, Andrej Zhernovski dhe të tjerë të cilët folën për harxhimin e tepruar të parave nga Qeveria dhe lëshuan kritika të ashpra ndaj borxheve të cilat i merr Qeveria jashtë vendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button