RMV, u arrestuan pesë persona brenda një grupi, dyshohen për krime të ndryshme deri në vrasje
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për kryerjen e krimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe vdekjen, transmeton Portalb.mk.
Pesë personat e arrestuar nën dyshimeve vijnë nga qytete të ndryshe, ashtu që 28 vjeçari E.I. dhe 33 vjeçari A.K. janë nga Shkupi, 47 vjeçari N.A. dhe 38 vjeçari V.B. nga Kërçova, ndërsa 26 vjeçari F.M. nga Prilepi. Për tre të parët MPB-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori, e cila pastaj ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për masën e paraburgimit, kërkesë e cila është pranuar.
“Janë kryer bastisje në shtëpi dhe në hapësirat ndihmëse tek të pesë personat, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar plumba, marihuanë, materie në gjendje pluhuri dhe sende tjera të ndryshme të cilat rrjedhin nga veprat penale. Me këtë janë zbardhur edhe dy vepra penale ”plaçkitje”, të kryera më dhjetor të vitit 2020 dhe janar të vitit 2021, nga të cilat njëra me pasoja të vdekjes”, raportojnë nga Policia, duke theksuar se ndaj tyre do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 215, 237 dhe 396 nga Kodi Penal.