Mbi 90% e mësuesve në Kosovë janë të vaksinuar

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër në Kosovë janë të vaksinuar. Kështu bëri me dije zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna në konferencën për mediat lidhur me ecurinë e procesit mësimor në Kosovë, raporton EN.

Ajo tha se tridhjetë e nëntë shkolla janë duke e organizuar mësimin në skenarin e rikthimit dhe 22 në grupe.

E pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku do të organizohet procesi zgjedhor më 17 tetor, zëvendësministrja tha se planifikimi do të bëhet me institucionet e linjës. Maloku-Bërdyna u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat në fuqi.

“Për të vijuar me këtë skenar, ju bëjmë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button