RMV, 30 ditë paraburgim për 23 vjeçaren e cila dyshohet se ka vrarë personin me të cilin bashkëjetonin

Paraburgim prej 30 ditëve i është caktuar 23 vjeçares, si e dyshuar e cila në mesnatën e kaluar ka vrarë 40 vjeçarin në shtëpinë ku bashkëjetonin, transmeton Portalb.mk.

“Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e prokurorit dhe të dyshuarës i përcaktoi paraburgim prej 30 ditëve”, raportojnë nga Prokuroria.

Ajo dyshohet se në orët e para të mëngjes të 29 shtatorit, në shtëpi ka shkaktuar lëndime me thikë deri në vdekje të 40 vjeçarit, për çka hetohet për veprën penale – vrasje. Paraprakisht dyshohet që viktima e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht të dyshuarën, duke tentuar edhe mbytjen e saj.

Dje Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 23 vjeçaren nga Velesi si të dyshuar për vrasjen që ndodhi në mesnatë në një shtëpi, kurse Prokuroria Themelore Publike në Veles tashmë është duke ndjekur procedurat për zbardhjen e rastit.

“Punonjësit policor nga SPB Veles kanë arrestuar 23 vjeçarin P.I. nga Velesi, për shkak ekzistimit të dyshimeve se rreth orës 02:20 në një shtëpi me një mjet të mprehtë i ka sjellë plagë të rënda 40 vjeçarit A.R., pas së cilës ndërroi jetë”, deklarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button