Torres hyn në histori!

Futbollisti i Chelseat, Fernando Torres të enjten është bërë lojtari i parë në histori të futbollit i cili ka shënuar të paktën nga një gol në shtatë gara të ndryshme në një stinor.

Torresi me golin kundër Steauas së Bukureshtit ka shkruar faqet e reja të historisë së futbollit megjithë faktin që ai në thumb të kritikave për shkak të formës së dobët që po kalon.

Ai më këtë gol i ka siguruar skuadrës së tij plasmanin në çerekfinale të Ligës së Evropës ku për kundërshtar do ta ketë Rubin nga Kazani.

Torres për “blutë” ka qenë shënues në Premier Ligë, Kupën FA, Kupën e Ligës, Community Shield, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button