Ali Ahmeti uron Papën dhe besimtarët katolik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në emrin e tij personal, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të BDI-së, të uroj besimtarët katolik dhe Kardinalin Jorge Bergoglio për zgjedhjen e tij për udhëheqës të Kishës Katolike dhe selisë së shenjtë.

“Besimtarët katolik, por edhe besimtarët musliman dhe ortodoks, si dhe të tjerët, sot shohin drejt Papës Fransis dhe Selisë së Shenjtë për të dhënë kontribut jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në ndërtimin e paqës në botë, drejtësisë dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. 

Bota sot ka nevojë për lider shpirtëror vizionar që afrojnë njerëzit dhe besimet, që promovojnë vlera të mirëfillta dashurie dhe respekti ndërnjezor dhe unë besoj thellë që ju do të vijoni rolin konstruktiv të Selisë së Shenjtë për një botë më të mirë. 

Populli im shqiptar i përket tre besimeve kryesore, musliman, katolik dhe ortodoks dhe toleranca jonë shekullore ndërfetare duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për ndërtimin e urave midis besimeve të ndryshme në botë.

Ju uroj shëndet dhe fat në kryerjen e detyrës së rëndësishme drejt afrimit të komuniteteve dhe mirëqenies së qytetarëve në tërë botën” thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button