Vullnet Neziri për ditëlindjen e tij i dhuroi publikut këngën “Maje” (Video)

Artisti tetovar, Vullnet Neziri u rikthye fuqishëm me këngën e tij më të re “Maje” e cila flet për një lidhje jo të shëndoshë ku njëri person abuzon me dashurinë e tjetrit, sipas tij sot ekzistojnë shumë lidhje të tilla andaj edhe vendosi që ta shpreh këtë fenomen nëpërmjet artit të tij, shkruan Portalb.mk.

Vullneti tha se “Maje” si këngë është përfunduar e tëra brenda tre ditëve. Producent i kësaj kënge është Rilind Alimani, kurse video-klipi u realizua nga Besnik Zejnullahu dhe Faton Islami. Edhe pse kënga ishte gati, për shkak të kohës së limituar që kishin u desh të shtyhet për më vonë. Ao vendosi ta ndajë këngën me publikun pikërisht për ditëlindjen e tij, si dhuratë për të gjithë mbështetësit e tij.

Neziri tha se nëpërmjet kësaj kënge ka dashur të jep mesazhin për të gjithë njerëzit të cilët janë në lidhje jo të shëndosha, mos të lejojnë të bien pre e personave toksik.

Ai shtoi se i është dashur shumë kohë që të fillojë të punojë për këngët e tij origjinale, por tani që ka filluar tha se nuk do të ndalet, kështu duke premtuar se shumë shpejt do të vij me projektin e radhës i cili do të jetë diçka më dimërore, si dhe për Portalb.mk ai tha se ka një bashkëpunim shumë të rëndësishëm që do ta ruajë surprizë.

Mesazhi të cilin Vullneti e përcolli për të gjithë të rinjtë është: “Krijoni diçka me të cilën do të jeni krenar në të ardhmen.”

Video-klipin e këngës “Maje” mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button