Liderët e të nesërmes krijohen sot, ata janë nëpër shkolla – panel diskutimi mbi organizimin e shkollave të mesme

Rritja e vetëdijes publike për nevojën për organizimin e shkollave të mesme, që do të jetë efikas dhe funksional, por në të njëjtën kohë përzgjedhja të bëhet në procedurë plotësisht demokratike, ishte fokusi i panel diskutimit “Çfarë risish nevojiten në organizimin e shkollave të mesme” që Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSM) e mbajti dje pasdite në “European House Skopje” së bashku me Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Perspektivat Euro-Atlantike (IQMPEA), njofton Meta.mk.

Panel diskutimi është vetëm fillimi i nismës së përbashkët të Unionit dhe IQMPEA, që, siç thonë organizatorët, synon të gjejë modelin më të mirë për reforma dhe të përmirësojë mënyrën aktuale të organizimit në shkollat e mesme , por edhe në nivel kombëtar. Me të duhet të promovohet koncepti i demokracisë shkollore dhe çfarë do të thotë ajo për nxënësit, por edhe për të gjithë në vend.

Në panel diskutim u theksua se situata me organizimi në shkollat e mesme dallon nga shkolla në shkollë dhe se kjo është rezultat i mungesës së kornizës ligjore.

“Pas shumë viteve apati, po përpiqemi ta kthejmë zërin e nxënësve të shkollave të mesme”, tha Luka Paviçeviq, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai shpjegon se që nga formimi i Unionit në nivel kombëtar në vitin 2017, tani po bëhen përpjekje për ta bartë atë në nivelet më të ulëta – në klasa dhe shkollë.

“Situata aktuale është vërtet e palakueshme sepse kryetarin e shkollës e zgjedhin vetëm kryetarët e klasave. Kjo do të thotë se nga 1.200 nxënës që një shkollë realisht i ka, kryetarin e të gjithë atyre nxënësve e zgjedh vetëm një grup i vogël prej tridhjetë personash. “Nuk është demokratike, nuk është demokraci”, tha Paviçeviq.

Lideri i nxënësve të shkollave të mesme thekson se në praktikë njihen probleme ku profesorët tregojnë se kush duhet të jetë kryetar i klasës apo shkollës, madje ata vetë bëjnë zgjedhjen ose e drejtojnë mbledhjen nxënësve.

“Shkollat ​​kryesisht i quajmë “fabrika për jetën reale” dhe ato duhet t’i përgatisin nxënësit për jetën e tyre pasi të kryejnë shkollën. Ne besojmë se Maqedonia është një shoqëri demokratike, dhe si e tillë, shkollat ​​duhet t’i mësojnë nxënësit për demokracinë. Ndërsa që nxënësit të jenë në gjendje ta mësojnë atë, a ka diçka më të mirë se sa të praktikojnë demokracinë e tyre, shkollore, autentike”, tha Paviçeviq.

Përmes sloganit “Lider(e) në shkollë, lider(e) në të ardhmen”, nisma synon të tregojë se të rinjtë janë të rëndësishëm dhe vendimtar për shtetin dhe se shteti duhet t’i dëgjojë ata, tha Jovica Jankoviq, përfaqësuese e IQMPEA.

“Me idetë e tyre të freskëta, përparimtare dhe të reja, të rinjtë do të kontribuojnë në funksionimin e shtetit nesër. Kjo është arsyeja për të cilën IQMPEA dhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme po e organizojnë këtë ngjarje për të nxitur diskutimin dhe bisedën për faktin se liderët e të nesërmes po krijohen sot dhe aktualisht janë në shkolla në të gjithë vendin. Me këtë ne duam të nxisim rinjtë, t’iu ndihmojmë atyre, që nesër kur ata do të jenë liderë, të krijojnë shtet të begatë në të cilin të gjithë do të jemi të barabartë, të rinjtë do të kenë kushtet e duhura dhe në të njëjtën kohë do të jetojmë në një shoqëri egalitare dhe e barabartë, drejt të cilës jemi duke synuar tashmë më shumë se tre dekada,” tha Jankoviq.

Panelistë në këtë debat ishin edhe Ana Poprizova, psikologe e shkollës në SHMQSH “Orce Nikolov”, Elena Danova, punëtore rinore në “Equalis” dhe Ivan Jovanov, drejtor ekzekutiv i organizatës civile “LEAD”.

Në panel diskutimin u theksua se shumë nxënës të shkollave të mesme nuk janë të interesuar të marrin pjesë në jetën shoqërore ose politike dhe kurrë nuk diskutojnë ngjarje të tilla gjatë orëve të mësimit në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button