Shkatërrohen afishet e RDK-së në Tetovë (FOTO)

Persona të paidentifikuar dje kanë hequr një numër të madh të afisheve të RDK-së nga objektet e ndryshme në të cilat kanë qenë të vendosura në komunën e Tetovës dhe i kanë hedhur ato nëpër kontenjerë.

Aktin e tillë e ka dënuar partia e Rufi Osmanint duke e cilësuar si akt të ulët dhe të pandershëm.

Një akt i tillë i ulët nuk i bën nder asnjë partie politike dhe i ul vlerën garës elektorale, për të cilën të gjithë janë deklaruar se dëshirojnë të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Sjellje të tilla të shëmtuara njollosin fushatën zgjedhore si edhe shqiptarët në përgjithësi.
Një veprim i tillë tregon njëherit edhe shqetësimin dhe frikën e kundërshtarëve tanë për peshën dhe rëndësinë që ka RDK-ja dhe kandidati i saj për komunën e Tetovës, si oferta më serioze për tu kualifikuar në raundin e dytë dhe për të dalë fitimtar në këtë komunë” thuhet në komunikatën e kësaj partie.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button