Sonte në Librarinë e Çarshisë: “Shkupi 2014” nën prizmin e gazetarisë hulumtuese

Pesë video të pavarura hulumtuese të gazetarëve, që i trajtojnë kontroverzat e projektit “Shkupi 2014”, do të prezantohen sonte në Librarinë e Çarshisë me fillim në orën 19. Projektimi është i koncentruar në projektet kapitale që janë realizuar në Shkup gjatë viteve të kaluara, ndërsa organizimin e bën “Ploshtad Sloboda”, një grup aktivistësh që janë kundër ekspanzionit ndërtimor që e përfshiu qendrën e qytetit, në bashkëpunim me gazetarë-hulumtues.

Sonte do të prezantohen storjet hulumtuese të gazetarëve Zharko Nastoski, Meri Jordanovska, Harald Shenker, Despina Trajkovska dhe Bojan Stojanovski. 

Zharko Nastoski në storjen e tij e hulumton logjikën ekonimike prapa ndërtesave të Shkupit 2014, si dhe harxhimet e mirëmbajtjes së projektit.

Meri Jordanovska në storjen e saj “Autorësia e Shkupit 2014” i hulumton autorët politikë dhe artistikë të projektit, duke e diksutuar angazhimin dhe përvojën e tyre të mëparshme.

Harald Shenker në storjen e tij “Fotografia e diskursit jokualitativ” i hulumton gabimet gjatë realizimit të skulpturave dhe objekteve të tjera të Shkupit 2014, sa kanë qenë procedurat adekuate dhe arsyet e mundshme se pse kanë ndodhur ato.

Despina Trajkovska futet në procedurat dhe financat e “Luftëtarit në kalë” dhe “Porta Maqedonisë” në storjen e saj “Përmendoret kapitale të Shkupit 2014”.

Bojan Stojanocski fokusohet në sipërfaqet e gjelbra që janë humbur në qendrën e Shkupit, në parkun e qytetit dhe në parkun-pyll Vodno, si dhe jep perspektivë historike të shkatërrimeve më të mëdha të gjelbërimit në Shkup gjatë viteve të kaluara.

Pas projektimit do të zhvillohet bisedë me të pranishmit në lidhje me temat e storjeve hulumtuese.

Libraria e Çarshisë gjendet në hyrje të Çarshisë së Vjetër, nga ana e përmendores së Skenderbeut, nëë rrugën që çon drejt Bitpazarit (Rruga e Bitpazarit, 58). Më detajisht lokacionin mund ta shihni këtu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button