LSDM ngre kallëzime kundër VMRO për fushatën zgjedhore

Partia opozitare maqedonase Lidhja Socialdemokrate do të kërkojë të ngriten kallëzime penale kundër oponentit të tyre, partinë në pushtet VMRO DPMNE për shkak se kanë filluar më herët fushatën parazgjedhore.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LSDM-së, Igor Ivanovski njoftoi se sot se partia e tij do të dërgojë gjithsej 210 parashtresa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me shkeljet e VMRO-së duke kërkuar që më tej KSHZ të ngrejë kallëzime penale.

“Nga 17 deri më 4 mars në mesnatë, VMRO-ja me vetëdije të plotë ka bërë shkelje të ligjit, duke i prezantuar në mënyrë publike dhe nëpër mediume kandidatët e tyre. Kështu që VMRO me aktet e tilla ka krijuar avantazh para konkurrentëve të tjerë. Besojmë se shumë institucione do të ngelen pa vepruar, por drejtësia një ditë do del në sipërfaqe” tha Ivanovski.

Ai lajmëroi se edhe në ditët në vijim  të dërgojnë parashtresa të tjera për shkeljet që janë bërë gjatë fushatës sepse sipas tij, lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, është e dukshme se nuk e ka ndërmend të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike prandaj partia e tij nuk ka dashur që rekomandimet e OSBE/ODIHR ti kyç në Kodin Zgjedhor. /Portab

Lajme të ngjashme

Back to top button