Alfa Romeo 4C

Alfa Romeo 4CAlfa Romeo ishte një nga yjet e panairit të sivjetmë të automobilave në Gjenevë. Me modelin 4C Alfa Romeo sërish po tenton të tërheq vëmendjen e adhuruesve të veturave sportive.

Modeli 4C posedon motor turbo 1,75-litërsh, me 240 kuaj fuqi.

Video-materialin që do ta shihni në vijim, është i kualitetit të dobët dhe është realizuar para se ky model të vendosej në Panairin e Gjenevës.

Sidoqoftë, në bazë të zhurmës së motorit nuk është vështirë të qëllohet se kjo makinë, me dy ulëse, ka motor katër-cilindrash, që lëshon tinguj karakteristik për Alfa Romeon.

4C peshon vetëm 895 kilogramë, andaj, me këtë motor, mund të arrijë shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h për vetëm 4,5 sekonda.

Ky model do të dalë në treg në shtator të këtij viti, ndërsa çmimi i tij fillon prej 60.000 eurosh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button