Shqiptari Jon Tarifa bën BOOM në toplistat në Holandë

Kënga “Focus” e shqiptarit Jon Tarifa, renditet prej disa ditësh në krye të klasifikimit muzikor të radios “Fun X”, radio e njohur në Holandë e cila synon tregun e të rinjve. Me profesion ekonomist, i suksesshëm në muzikë.

Në radion “Fun X” ndër më të dëgjuarat në Holandë (ajo është në dispozicion në valët FM në Hagë, Amsterdam, Rotterdam dhe Utrecht), kënga e tij e fundit “Focus” vazhdon të pozicionohet në krye të top listës së preferencave muzikore. Jon Tarifa (29) shqiptar me origjinë, po korr frytet e punës së tij disa vjeçare. Djaloshi nga Tirana i cili profesion të vërtetë ka marketingun, jeton prej 15 vitesh në Mbretërinë e Holandës.

Jon banon në qytetin e Hagës, këtu krahas angazhimit profesional ai merret edhe me muzikë. “Në Holandë është goxha e vështirë që të bësh “break-through”. Me fjalë të tjera, që të çash në tregun e muzikës dhe atë të artit, sidomos kur je i huaj. Shkalla e konkurrencës është shumë e madhe” ka thënë ai.

“Next to me” kënga e radhës që befason

“Next to me” është kënga e tretë që, këngëtari i ri shqiptar, ka nxjerrë në tregun muzikor holandez. Në këtë këngë ai vjen në duet me këngëtarin e muzikës R&B, Arman Kanun, lideri i grupit muzikor holandez “Ambasada Groove.” Kjo këngë pritet të jetë po aq sa e suksesshme sa “Focus”.

Lajme të ngjashme

Back to top button