Lady Gaga, karrige me rrota prej floriri

Një karrige me rrota prej floriri 24 karat dhe me lëkurë të zezë. Ky do të jetë mjeti lëvizës i Lady Gaga, e cila është operuar në kockën e legenit dhe ka anuluar të gjitha koncertet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas ‘New York Post’, këngëtarja e famshme edhe mund të shtrihet nëse ka nevojë për shplodhje pasi dizajni i veçantë i kësaj karrigeje e lejon këtë gjë.

Foto është realizuar nga fotografi Terry Richardson, ndërsa në lidhje me çmimin, ai mbetet sekret.


Lady Gaga i kishte kërkuar falje fansave të saj nëpërmjet Twitter-it për koncertet e anuluara: “Më vjen shumë keq. Nuk e di çfarë të them. Kam disa kohë që e kam fshehur gjendjen time tek stafi dhe e kam duruar dhembjen, por sa vjen e përkeqësohet. Jam lutur që të shërohem, por pas koncertit në Montreal të Kanadasë nuk ecja dot më. Edhe tani nuk jam në gjendje të eci.”

Lajme të ngjashme

Back to top button