Miracle Garden, projekti madhështor i rradhës i Dubait

Nga java në javë, Dubai, vendi i ëndrrave të secilit, vjen me projekte të reja gjigante dhe çudibërëse. Tani më Dubai njihet si qyteti i parë në botë për ndërtimin e gjërave artificiale me përsosmëri natyrore.

Projekti i rradhës quhet Miracle Garden që në anglisht domethënë Kopshti i Mrekullive. Është projekt i mahnitshëm i cili ka tërhequr një numër të madh turistësh drejt Dubait. Njëkohësisht, cilësohet edhe kopshti më i madh në botë.

Kopshti është i vendosur në shkretëtirë dhe ka një sipërfaqe prej 72 000 m2. Në të ka 45 milion lloje lulesh të çelura. 

Në këtë kopsht punojnë mijëra punëtorë të cilët përkujdesen vazhdimisht për mirëmbajtjen e luleve dhe freskinë e tyre. Vizitorë të shumtë janë pjesë e përditshme të kësaj parajse në tokë, kurse hyrja është vetëm $5.5 dollarë amerikan. 

Miracle Garden është i hapur qe nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 9 të mbrëmjes ndërsa është i hapur vetëm 8 muaj, gjegjësisht, nga muaji tetor deri në muajin maj, sepse nga qershori e deri në shtator temperaturat janë mbi 40 gradë celsius kështu që është e pamundshme të  mirëmbahet freskia e luleve.

Lajme të ngjashme

Back to top button