RMV, pothuajse 700 mijë qytetarë janë plotësisht të imunizuar kundër kovid-19

Që nga fillimi i procesit të imunizimit në vend, 697.847 qytetarë janë vaksinuar me dy doza, kurse 776.660 qytetarë me një dozë, gjegjësisht janë aplikuar 1.474.507 doza vaksinash. Dje, dizën e parë të vaksinës e kanë marrë 2.969 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuan 12.099 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë informon se 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 31% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Qytetarët vaksinohen pa termine, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës nga 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Ministria e Shëndetësisë kujton qytetarët se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë, ndërsa vetëm vaksinimi i plotë parandalon formë të rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button