Holanda kërkon që Parlamenti i RMV të përzgjedhë me kohë gjyqtarë kushtetuese nga radhët e juristëve të shquar

Gjykata Kushtetuese do të mbetet pa një gjyqtar më shumë dhe do të reduktohet në vetëm pesë gjyqtarë kushtetues, nëse deri në nëntor e më së voni deri dhjetor nuk zgjidhen tre gjyqtarët të cilët mungojnë që nga 2 qershori. Me tre gjyqtarë më pak, Gjykata Kushtetuese mezi po funksionon, kurse në janar skadon afati 9-vjeçar i gjyqtarit Jovan Josifovski, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi jo vetëm që nuk përgatiti terrenin për të zgjedhur gjyqtarët më 2 qershor dhe për të siguruar numrin e plotë të 9 gjyqtarëve kushtetues, por lejoi që qëllime të fshehta politike dhe grindje të vonojnë zgjedhjet dhe ta lënë Gjykatën me gjysmën e anëtarëve.

Seanca e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime në qershor u ndërpre pasi opozita dyshoi se nga tre gjyqtarë kushtetues, aq sa duhet të zgjidhen në Parlament, LSDM dëshiron që të dy të jenë anëtarë të shquar të partisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar ndaj kësaj me një letër drejtuar kryetarit të komisionit Kostadin Kostadinov nga LSDM, me të cilën, siç njoftoi “360 gradë”, ka kërkuar informacione në lidhje me procesin.

Emrat e tyre, edhe pse të spekuluar, nuk u zbuluan kurrë, ndërsa partia në pushtet LSDM pretendon se nuk ka pasur përpjekje për partizim të Gjykatës Kushtetuese.

“Pika e propozimit dhe përcaktimit të kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese është kaluar. Nuk pati propozime deri në shpalljen e zgjedhjeve lokale. Ndërsa pas shpalljes, nuk mund të bëhet zgjedhje. Seanca do të vazhdojë pas zgjedhjeve”, thonë deputetët nga LSDM – anëtarë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Kryetari i komisionit Kostadinov është kandidat i LSDM -së për kryetar të Strumicës.

Këto ditë, ambasadori holandez Dirk Jan Kopp kërkoi nga Parlamenti që të zgjedhë me kohë tre gjyqtarët kushtetues, por nga radhët e juristëve të shquar, për të cilët thotë se, ky vend padyshim i ka.

Mbretëria e Holandës është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë për reforma dhe për gjyqësor funksional, gjegjësisht për sundimin e ligjit. Ata gjithashtu monitorojnë punën e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është mbrojtësi i vetëm dhe i rëndësishëm i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në vend dhe është jashtëzakonisht me rëndësi që funksionimin e tij të mos çrregullohet. Funksionimi i demokracisë moderne nënkupton që institucionet duhet të kenë kapacitet të mjaftueshëm njerëzor dhe financiar, pavarësi dhe integritet për të përmbushur rolin për të cilin janë krijuar. Maqedonia Veriore është një demokraci moderne, e cila ndan vlerat me bashkëmoshatarët e saj evropianë dhe do të jetë anëtare e familjes evropiane. Kjo do të thotë që sistemet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit nuk duhet të ndërpriten, kurse organet politike, Parlamenti, duhet të japin rezultate dhe me kohë të përzgjedhin tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me ligjin, nga grupi të juristëve të shquar, që ky vend padyshim i ka”, tha ambasadori Kop në konferencën përmbyllëse të projektit “Gjykata Kushtetuese – garantuese e shtetit të së drejtës”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Më 2 qershor, përfundoi mandati 9-vjeçar i gjyqtarëve kushtetues Elena Gosheva, Sali Murati dhe Nikola Ivanovski. Që atëherë, Gjykata Kushtetuese ka punuar me vetëm gjashtë gjyqtarë, të cilët nuk kanë mundësi të vendosin për çështjet kryesore, por edhe për vendimet e brendshme për të cilat është mirë të dëgjohet mendimi i 9, dhe jo vetëm i 6 gjyqtarëve.

Gjyqtarët kushtetues në sistemin tonë nuk zgjidhen me konkurs. Ata emërohen nga deputetët që janë anëtarë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Secili propozim shkon së pari në votim në Komision. Ato propozime që e marrin shumicën e votave shkojnë në seancën plenare, ku bëhet përzgjedhja përfundimtare e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button