Osmani dhe Dimitrov zhvilluan takim me Matuellan për të diskutuar edhe për Samitin BE-Ballkani Perëndimor për në muajin e ardhshëm

Samiti i tetorit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ishte një nga temat e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut me përfaqësuese të Komisionit Evropian për zgjerim, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u bë fjalë edhe për rrjedhën e përgatitjeve, temave kryesore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me Samitin e tetorit BE- Ballkani Perëndimor, në kuadër të presidencës sllovene me BE-në, me ç’rast u vlerësua se Samiti duhet të dërgojë mesazhe të qarta politike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Zv.kryeministri Nikolla Dimitrov gjithashtu u takua me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Unionit, Mikella Matuella. Ajo vlerësohet si përgjegjëse për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Komisionin Evropian.

“Nuk ka alternativë tjetër për procesin e evropianizimit për bartjen e vlerave evropiane në shtëpi dhe për këtë qëllim e prezantuam “Agjendën: Evropa në shtëpi” dhe e miratuam Planin Nacional NPAA 2021-2025”, deklaroi Dimitrov, duke vlerësuar se ky proces po zhvillohet me transparencë dhe me pjesëmarrje të qytetarëve.

Zyra e zv.kryeministrit theksoi që palët kanë vlerësuar që Maqedonia e Veriut është e gatshme për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button