RMV, në fund të muajit do të mbarojë afati për të aplikuar në programin për trajnimin e të rinjve në Gjermani

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 30 shtator në mundësinë për të marrë pjesë në trajnimin që organizohet në Gjermani nga prilli deri në tetor të vitit 2022, transmeton Portalb.mk.

“Shoqata  Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut (GIZ) do të zbatojë program për kualifikim profesional  për të rinjtë profesionist potencial nga Maqedonia e Veriut  të cilët do të konkurrojnë  për  programin  për trajnim në Gjermani. Këtë program  GIZ do ta zbatojë në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim  Ekonomik  (BMZ) dhe Zyrës Shtetërore  të Rajnës Veriore – Vestfalija (HPB)”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që dy problemet kryesorë që do të shtjellohen në trajnim janë:

papunësinë e të rinjve dhe mungesën e kuadrit  të kualifikuar.

Të rinjtë mund të marrin pjesë nëse kanë regjistruar së paku semestrin e pestë, janë të diplomuar apo praktiktantë nga trajnimi i fundit, studentë të diplomuar nga shkollat e mesme teknike (kolegje) dhe profesionistë të rinj (me më pak se 1 vit përvojë pune).

“Aplikantët e përzgjedhur paraprakisht do të intervistohen nga përfaqësuesit e GIZ në Shkup në fund të shtatorit/fillimit të tetorit 2022”, sqarojnë nga MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button