Prindërit t’i motivojnë nxënësit në vend se të luajnë video-lojëra, t’i përdorin pajisjet për mësim, bëjnë thirrje nga Ministria

Prindërit duhet të nxisin nxënësit që në vend se të luajnë video lojëra pajisje digjitale t’i përdorin për mësim, thotë Dushan Tomshiq, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Sipas tij, ajo që të gjithë duhet të dinë kur flasin për Konceptin e ri të arsimit, në rastin e klasës së katërt, është se teksti shkollor nuk është burimi i vetëm i njohurive, raporton Portalb.mk.

– Pavarësisht nëse përdoren tekste mësimore digjitale apo të shtypura, fokusi i mësimdhënies duhet të jetë ndërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit, mësimdhënia me hulumtime, diskutime dhe mendime krijuese dhe kritike, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë rezultate më të mira. Ky është qëllimi i Konceptit të ri të të mësuarit duke kuptuar, jo duke mësuar fakte përmendësh. U bëj thirrje prindërve të nxisin nxënësit t’i përdorin materialet mësimore digjitale sepse ka përmbajtje interesante interaktive, kuize dhe video që i nxisin fëmijët të mësojnë ma anë të lojës”, tha ai.

Sipas tij, nxënësit duhet të kalojnë kohë duke punuar në “shfletimin e përmbajtjeve të teksteve digjitale”, në vend që të luajnë video lojëra në kompjuter. Tomshiq beson se koncepti i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës zbatohet me sukses në të gjitha shkollat ​​në vend.

– Nga ajo që marrim si informacion drejtpërdrejt nga terreni nga mësuesit, nxënësit dhe drejtorët e shkollave, tani për tani reforma zbatohet sipas dinamikës dhe planit të paraparë, pa ndonjë vështirësi. Shkollat ​​i pranuan tabelat interaktive me kohë, bashkë me mjetet mësimore dhe didaktike të parapara me kurrikulën. Nxënësit gjithashtu i pranuan tekstet në kohë. Ata janë shkarkuar në pajisjet e tyre përmes një aplikacioni”, tha Tomshiq.

Nga MASH informojnë se për fëmijët prej familjeve të cenueshme në aspektin social janë siguruar 10.000 kompjuterë-tablet që u jepen për përdorim, ashtu që secilit fëmijë t’i sigurohet qasje në teknologjitë e reja dhe përdorim të përmbajtjeve digjitale. MASH ka shtypur 20% të tirazhit të teksteve shkollore për klasën e 4 -të dhe ato janë dorëzuar në bibliotekat e shkollave.

– Këto tekste në formë të shtypur janë dedikuar për nxënësit të cilët për fat të keq nuk kanë energji elektrike – thonë nga MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button