RMV, mobilizuesit e rinj me ndihmë zvicerane, iniciojnë ndryshime konkrete në nivel lokal

16 të rinj nga tetë rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut për 6 muaj monitoruan premtimet e Qeverisë të dhëna në kuadër të Programit për punën e Qeverisë 2020-2024 dhe zbatuan iniciativa inovative për rritjen e angazhimit qytetar dhe llogaridhënien publike në nivel lokal, transmeton Portalb.mk.

Ata janë pjesë e gjeneratës së parë të mobilizuesve të komunitetit të mbështetur në kuadër të Projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore”, ndërsa detyra e tyre është përmes aktiviteteve, nismave dhe kanaleve të ndryshme të informojnë dhe mobilizojnë komunitetin lokal, për të monitoruar në mënyrë aktive punën e Qeverisë dhe premtimet e realizuara.

Aktualisht, gjenerata e dytë, që konsiston nga 24 mobilizues të komunitetit nga të gjitha rajonet zhvillimore në vend, monitorojnë në mënyrë aktive përmbushjen e premtimeve të Qeverisë dhe përmes iniciativave inovative mobilizojnë qytetarët që të kërkojnë llogari nga Qeveria për punën që është bërë.

“Qëllimi ynë është të mbështesim iniciativat lokale nga grupe të ndryshme në shoqëri, të inkurajojmë reformat në procesin zgjedhor dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve, dhe qytetarëve në përgjithësi, në jetën politike të vendit. Duam që sa më shumë të rinj dhe qytetarë të ndërgjegjësohen se kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga institucionet dhe aktorët politikë për realizimin e plotë të premtimeve të dhëna. Të rinjtë duhet të jenë të zëshëm në kërkesat e tyre, por edhe në zbatimin e iniciativave konkrete sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi dhe bartësit aktual të ndryshimeve. Na gëzon fakti që ky projekt, të cilin e kemi filluar vetëm dy vjet më parë, tashmë jep rezultate konkrete dhe reforma që po zbatohen. Ne, do të vazhdojmë të mbështesim në mënyrë aktive procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe besojmë se ky projekt do t’ia dalë të bëjë dallimin nga i cili do të përfitojë kryesisht të gjithë qytetarët, veçanërisht të rinjtë”, thotë Joana Kozma, menaxhere e projektit.

“Mbështetje për reformat zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe ka për qëllim të mbështesë proceset zgjedhore demokratike dhe të besueshme që lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin social duke u mundësuar votuesve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe nga ata të kërkojnë llogaridhënie.

Aktivitetet kryesisht kanë për qëllim tre grupeve të ndryshme të synuara, përkatësisht: 1) administratën zgjedhore përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të Komisionit shtetëror zgjedhor; 2) partitë politike përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të iniciativave të anëtarëve të rinj dhe aktivistëve që punojnë në projekte të destinuara për qytetarët; dhe 3) sektorin e shoqërisë civile përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të mobilizuesve të rinj në komunitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button