Kosovë, 12 të vdekur dhe 410 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njofton se sot janë regjistruar 410 raste të reja me Covid-19 nga 8,789 testime të kryera, 12 persona humbën jetën. Numri i pacientëve të hospitalizuar është 779 ndërsa në gjendje të rrëndë janë 49 prej tyre. Në Kosovë për momentin janë 14,501 raste aktive me Covid-19, transmeton Portalb.mk.

Deri sot në Kosovë mbi 385.000 qytetarë janë vaksinuar me dy doza kundër Covid-19.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar mbi 158,000 raste të të infektuarve ndërsa kanë humbur jetën 2,845 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button