Ekipet kuqezinj të “plagosura” në gjysmëfinale

Në Tetovë do të përballen dy skuadrat që në vendin tonë kanë respekt në sportin vendor, dhe janë pikërisht ekipet që mbajnë të njëjtat ngjyra në fanellat e tyre Shkëndija dhe Vardari. Pothuajse që të dy ekipet ballafaqohen me probleme para duelit gjysmëfinale. Shkëndija në këtë rast është më e dëmtuar, pasi qysh në javën e kaluar nga ekipi u larguan 5 futbollistë kyç të skuadrës, Muzafer Ejupi, Ertan Demir, Sedat Berisha, Burhan Aliju dhe portieri Trajçe Nikov. Nga ana tjetër edhe te vardari ndodhën ndryshme, pasi futbollistët me përkrahje të tifozëve larguan trajnerin Nikolla Ilievski – Xhixhi, për të sjellë në ulësen e nxehtë Bllagoja Milevskin që edhe më parë ishte trajner i skuadrës. 

Edhe përkundër të gjitha këtyre problemeve, ka interesim të madh, ndërsa për këtë ndeshje pritet që edhe tifo grupi “Ballistët” të jenë ndihma më e madhe e Shkëndijës. Trajneri i Shkëndijës Artim Shaqiri ka bërë apel te tifozët që të jenë në numër sa më të madh pasi ata janë lojtari i dymbëdhjetë i klubit.

Komisioni për delegimin e referve ka bërë publike emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet e gjysmë finales së kupës republikane . 

Në ndeshjen Shkëndija – Vardari drejtësinë do ta ndajnë Marjan Markovski, Kiril Negrievski dhe Simeon Gordanovski, gjyqtar i katërt është Faton Mustafi.

Ndeshjen Sileksi – Teteksi drejtësinë do ta ndajnë Stojançe Stojanov me ndihmësit Karakolev dhe Ivanov.Ndeshjet luhen me fillim në ora 16.00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button