Tërmet 7,8 ballë në Iran, 81 viktima, dyshohen qindra viktima, një qytet i shkatërruar

IRAN – Janë deri tani të paktën 81 viktima prej tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, që ka goditur juglindjen e Iranit: e bën të ditur televizioni shtetëror në gjuhën angleze, Press Tv.

Përgjegjësit iranianë kanë frikë, se mund të jenë me “qindra të vdekur”.
Qyteti Hiduch, në juglindje të Iranit “është shkatërruar tërësisht”. Shkruan “The Guardian”, duke cituar burime iraniane.

“Ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Iranin që prej 40 vjetësh dhe presim me qindra viktima”, ka deklaruar një shef qeverie, i cili ka ruajtur anonimatin. Në 2003, një sizmë me magintudë 6,6 provokoi në Iran 31 mijë të vdekur.

Epiqendra këtë herë është lokalizuar 86 km nga qyteti Khash dhe 81 km nga Saravan, të dyja me mbi 50.000 banorë dhe 167 km nga Iranshahr, që numëron gati 100.000 banorë, në kufi me Iranin dhe Pakistanin.

Zona e goditur është një zonë rurale me pjesën më të madhe të shtëpive të ndërtuara prej balte”, shkruan agjencia gjysmë-zyrtare Fars. Regjistrohen me mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Në Indi, në New Delhi pallatet janë dridhur dhe në Dubai janë evakuuar grataçelat në Bahrein. Epiqendra është lokalizuar rreth 15 km thellë. Tërmeti është ndjerë në gjithë Gjirin Persik; edhe në Katar, Indi dhe Pakistan.

Lajme të ngjashme

Back to top button