Violeta Bogoevska në vend të Limanit

Nga Gjykata administrative sot vërtetuan se kryetari i kësaj Gjykate, Isamedin Limani, dje rreth orës 18, vetë ka kërkuar shkarkim nga ky funksion. 

Gjykata administrative për ushtrues detyre, kryetare e Gjykatës e emëroi Violeta Bogoevskën, zëvendëskryetare e deritanishme e Gjykatës administrative, njofton TV Telma.

Largimi nga funksioni i Isamedin Limanit, erdhi pasi në mbledhjen e djeshme të Gjykatës administrative me votim të gjykatësve u miratuan një numër i madh i padive të VMRO-DPMNE-së ndaj vendimeve të KSHZ-së për votimin në rrethin e dytë zgjedhor në komunën Qendër, e menjëherë pas kësaj edhe me miratimin e të gjitha padive nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja për votimin në Strugë.

“Gjykatësit që për paditë e zgjedhjeve marrin vendime në këshilla, zgjidhen me short. Disa vendime të gjykatësve nuk kishin lidhje me ligjin. Për këtë kam sinjalizuar edhe më herët”, deklaroi Limani pas dorëheqjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button