Tetovë, djali me veturën e tij e mori nga spitali nënën që kishte ndërruar jetë më herët nga Kovid-19

Punonjësit mjekësor të Spitalit Klinik në Tetovë kanë raportuar që një person me veturën e tij në orët e vona e ka marrë kufomën e nënës së tij, që sipas mjekëve kishte ndërruar jetë nga korona, transmeton Portalb.mk.

“Një person ka ardhur, e ka marrë trupin dhe në veturën “Ford” e ka vendosur trupi e nënës së tij, e cila paraprakisht ka ndërruar jetë nga Kovid-19”, raportoi e punësuara në repartin infektiv në Spitalin klinik në Tetovë.

Raportohet që personi me veturë është larguar nga hapësirat e spitalit, ndërsa punëtorja e Spitalit sqaroi që ngjarja ka ndodhur në natën ndërmjet ditës së enjte dhe të premte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button