U hap edhe një pikë e vaksinimit në Shkup

Prej sot filloi me punë pika e vaksinimit e Universitetit “Sh. Kirili e Metodi” në Shkup, qëllimi i të cilit është të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e imunizimit të studentëve dhe stafit të Universitetit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Pika e vaksinimit gjendet në Kampusin e Shkencave Shoqërore në katin përdhes të Fakultetit Ekonomik në Shkup.

Siç informojnë nga UKIM, kjo pikë do të jetë e hapur çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14, ndërsa aty do të punojnë persona të trajnuar – mjekë dhe infermierë nga Poliklinika e UKIM. Hapësira është e furnizuar me IT, si dhe pajisje mjekësore në përputhje me protokollin dhe nevojat ekzistuese. Vaksinat dhe asistenca profesionale do të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Thirrje për studentët që të vaksinohen dërgoi edhe Kuvendi Studentor i Universitetit pranë UKIM.

“Duhet të fillojmë të afrohemi kah kthimi në bankat tona, u bëjmë thirrje studentëve të shfrytëzojnë këtë mundësi, të besojnë në arritjet shkencore dhe të vaksinohen”, apeluan KSU-UKIM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button