Tifozët e Dortmundit 24 orë pritje për biletë

Tifozët e Borusias së Dortundit, që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës u grumbulluan duke pritur në radhë hapjen e biletarive të klubit, për të marr një biletë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, kundër Real Madridit.

Radha nisi më shumë se 24 orë përpara se të nisin shitjet zyrtare, (sot në orën 8:30), por përballë një kërkese aq të madhe për bileta, tifozët më të zjarrtë nuk dëshironin të rrezikonin.

Disa prej tifozëve gjermanë, në mënyrë origjinale, përfituan nga dita e mirë me diell, për të marrë rreze përpara zyrave të klubit, ndërsa të tjerë, kishin marrë batanije dhe çarçafë, për të fjetur në rrugë.

Stadiumi i Borusias ka kapacitet prej 80.700 spektatorësh, por numri i biletave në shitje do të jetë shumë më i ulët, pasi një pjesë e mirë e vendeve janë të rezervuara për abonentët vjetor dhe të ftuar të tjerë.

Një biletë për gjysmëfinalen me Realin kushton midis 45-170 euro, ndërsa në internet, ajo mund të blihet për 300 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button