Vizita e Ashton në Shkup, presion pa rezultat

Vizita e Catherine Ashton do të jetë presion i radhës për përfaqësuesit  qeveritar në Maqedoni, lidhur me zgjedhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe intensifikimin e punëve për përshpejtimin e procesit integrues të vendit në strukturat Evropjane, por përsëri nuk pritet ndonjë ndryshim i theksuar në strategjinë dhe punën e qeverisë për nxjerrjen e vendit nga situate aktuale, vlerësojnë analistët Bekim Kadriu dhe Andrea Stojkovski.

 “Besoj se ardhja e Ashton në Shkup ka për qëllim që të nxisë negociatat për zgjedhjen e çështjes së emrit. Unë besoj se do ketë një presion të theksuar për qeverinë e Maqedonisë, veçanërisht ndaj kryeministrit Gruevski i cili siç duket nuk e ndjen për përgjegjësi që ta zgjedhë këtë çështje duke u mbrojtur me atë se ky vendim i takon popullit. Vlerësoj se tash pas përfundimit të zgjedhjeve, këto negociata duhet të intensifikohen dhe të vijnë rreth një përfundimi, prandaj edhe znj. Ashton besoj se do ua bëjë me dije këtë fakt qeveritarëve në vendin tonë” thotë analisti Bekim Kadriu.

Andrea Stojkovski vlerëson se vizita e Ashton në Shkup do të jetë formale dhe nuk pret ndonjë ndryshim të theksuar që do të ndryshonte kahjen e zhvillimeve për këtë çështje.

“Nuk presim asgjë të re, realiteti tashmë dihet, mendoj se do të ketë ndonjë presion plotësues sa për të hedhur një hap para, megjithatë do nuk do të ketë diçka që mund të theksohet”  përfundoi Andrea Stojkovski./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button