Përpjekjet e fundit për marrëveshjen Kosovë- Serbi

Kosova dhe Serbia mund të shfrytëzojnë edhe këtë javë në përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të hënën e ardhshme, më 22 prill, shefja e politikës së jashtme Catherine Ashton do të raportojë para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për rezultatet e bisedimeve, nga të cilat varet edhe përparimi i të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Gjatë kësaj jave zonja Ashton e cila do të qëndrojë në rajon, mund të vizitojë edhe Beogradin e Prishtinën, nëse shihen mundësi për marrëveshje./VOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button