Ambasadorja e Francës takon Arifin dhe Ahmetin

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot në hapësirat e Komunës së Tetovës zhvilloi takim me ambasadoren e Francës në Republikës së Maqedonisë, Lorens Oer. Gjatë takimit palët biseduan për bashkëpunimin në fushën e kulturës, dhe promovimin e gjuhës frenge në Tetovë. 

“Tetova ka traditë të njohjes së gjuhës frenge dhe është e rëndësishme që kjo traditë të vazhdojë.Po ashtu do të ishte mirë që shteti i Francës për shkak të përvojës që e ka të përkrah realizimin e trajnimeve të ndryshme për shërbyesit civil lokal me qëllim të modernizimit të administratës dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve të komunës” theksoi Arifi. 

 “Ne do ta thellojmë bashkëpunimin tonë për shkëmbim kulturor dhe gjuhësor përmes Departamentit për gjuhë dhe kulturë që funksionon në kuadër të ambasadës ndërsa do të bashkëpunojmë edhe në realizimin e projekteve tjera të interesit të përgjithshëm” theksoi Oar. 

Më këtë ambasadore është takuar edhe lideri  i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan rreth aktualiteteve politike në vend dhe në rajon. Ambasadorja Franceze shprehu interesim rreth procesit të integrimeve Euroatlantike të Maqedonisë, zgjidhjen e çështjes së emrit si dhe marrëdhënieve ndëretnike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button