Filipçe: Doza e tretë vetëm për pacientët me imunitet të dobët, për qytetarët e tjerë pritet rekomandim zyrtar

Rekomandimi është që duhet të kalojnë gjashtë muaj nga doza e dytë, që të fillohet vaksinimi me dozën e tretë – booster doza ose doza përforcuese. Doza përforcuese tashmë rekomandohet zyrtarisht për pacientët me imunitet të dëmtuar. Akoma i presim rekomandimet zyrtare, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Më para me analizat dhe studimet, theksoi e Filipçe, është kompania “Pfizer”, me të cilën kanë pasur edhe takim dhe u kishin thënë se ka gjasa të mëdha që ata të rekomandojnë dozën e tretë, gjegjësisht buster dozën për të gjithë qytetarët, pas gjashtë muajsh rivaksinim.

“Komiteti ynë për imunizim i pret pikërisht rekomandimet zyrtare për atë pjesë. Doza përforcuese tashmë rekomandohet zyrtarisht për pacientët me imunitet të dëmtuar, ata që janë në dializë kronike, por duhet të kalojë një periudhë prej gjashtë muajsh. Njerëzit mund të paraqiten”, tha Filipçe.

I pyetur nëse pacientët me dializë kronike duhet të vaksinohen me të njëjtën vaksinë, Filipçe tha se e vetmja gjë që tani tregon se nevojitet dozë përforcuese dhe se nuk bëhet dallim, se cila është vaksina e parë është kompania “Pfizer”.

“Kjo do të thotë që kjo vaksinë mund të përdoret si dozë përforcuese, pa dallim se cilat janë dy vaksinat e para,” tha Filipçe.

Përndryshe vaksinimi në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa ndërprerë dhe pa termine. Pra, qytetarët në çdo kohë mund të shkojnë të marrin cilëndo nga vaksinat kundër kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button