Suspendohet Ilhami Gashi

lhami Gashi, sekretar Permanent i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është suspenduar sot nga kjo pozitë, shkruan Express, sipas së cilës ky suspendim ka të bëjë me hetimet që po i bëhen disa zyrtarëve të MPB-së rreth zhdukjes së 1.4 milionë eurove të dedikuar për pasaportat biometrike të kosovarëve.

Mos vazhdimin e punës së Gashit në MPB nuk e ka konfirmuar e as mohuar ministri Bajram Rexhepi.

“Kontaktoni me zyrën për informim ju them, pas pak do të lëshohet njoftimi”, ishte përgjigja e vetme për Express nga Ministri.

Nga Zyra për Informim e MPB-së, ndërkaq, kanë thënë se Gashi nuk është shkarkuar por që në lidhje me të do të ketë një komunikatë për medie.

Ndryshe, muaj më parë në media ishte raportuar se MPB pa kurrfarë autorizimi të shkruar ka devijuar adresën ku duheshin paguar paratë për pasaportat e prodhuara nga ndërmarrja austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD) dhe Ilhami Gashi, sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie, ka thënë se këtë e dinte prej kohësh./Express/

Lajme të ngjashme

Back to top button