Egjipt, ish-presidenti Mubarak lirohet nga akuza e vrasjes së protestuesve

Egjipt- Gjykata e Apelit ka vendosur që ish-Presidentit Hosni Mubarak, t’i heqë  akuzën e vrasjes së protestuesve gjatë përleshjeve të dhunshme, që sollën rrëzimin e tij nga pushteti.

Gjykata ka vendosur që ish Presidenti lirohet vetëm nga kjo akuzë dhe se ai duhet të qëndrojë në paraburgim për akuzat e tjera që rëndojnë mbi të.

Lajmin për  vendimin e gjykatës e kanë bërë publik mediat vendase dhe më pas lajmi është transmetuar edhe nga media të tjera të huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button