Audi S6, makina e së ardhmes

Lidhni rripin, sepse do të provoni Audi S6, një prej makinave më të shpejta në botë. Përveç performancës së jashtëzakonshme, ajo është e pajisur me teknologjinë më të fundit, aq e përparuar, saqë të jep një paralajmërim se çfarë presim në të ardhmen nga automjetet me vetëdrejtim.

Audi S6 kushton 87,720$ dhe nuk është më e shtrenjta nga automjetet e prodhuesit gjerman, por tregon fuqinë e pabesueshme dhe teknologjinë më të përparuar që gjendet në makinat më të mira sot për sot.

Makina ka një motor 4.0 L V-8 dhe 406 kuaj fuqi. Për sa i përket anës teknologjike, aty do të gjejmë lidhje Wi-Fi, rrjet 3G dhe radio Pandora.

Lajme të ngjashme

Back to top button