Papulas: Me nacionalizëm mbyllni derën për në NATO dhe BE

Përderisa Shkupi insiston në ideologjinë e maqedonizmit, dyert e NATO-s do të mbeten të mbyllura, ndërsa integrimet evropiane të ngrira, ka deklaruar për “Politika”, presidenti grek Karlos Papulas.

“Kombet e Bashkuara vendosën që mos ta pranojnë këtë shtet me emrin kushtetues dhe kështu, pranuan legjitimitetin e kundërshtimit grek. Në vitet e fundit, ana greke bëri hapa të rëndësishme për t’u gjetur gjuhë e përbashkët në kuadër të procesit të negociatave në Kombet e bashkuara për emrin e shtetit.

Sipas rezolutës së Këshillit për Siguri, ai emër nuk do të jetë vetëm për përdorim ndërkombëtar apo të pjesshëm, por do të jetë edhe përcaktim gjeografik për të gjitha përdorimet. Aq sa Shkupi insiston në konstruksion të maqedonizmit, aq edhe do të jenë të mbyllura dyert e NATO-s, ndërsa procesi integrues për në BE do të jetë i ngrirë”, thotë Papulas.

Ai më tej theksoi se Maqedonia duhet të largohet nga kokëfortësia e saj dhe ta bëjë hapin për zgjidhjen përfundimtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button