Për të satën herë, dështon thirrja për hidrocentralet Çebren dhe Galishtë

?inistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se pas thirrjes së shpallur për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike të Lumit të Zi – Çebren dhe Galishtë, deri të hënën(sot) nuk ka arritur asnjë ofertë.

“Komisioni për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm konstaton se deri në këtë datë nuk ka arritur asnjë ofertë. ?inistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në pajtim me kompetencat e saja për këtë, do ta informojë edhe Qeverinë”, thuhet në njoftimin e MMJPH.

Deri më tani janë mbyllur pa sukses disa thirrje publike për shkak të mosinteresimit të asnjë koncesioneri.

Lajme të ngjashme

Back to top button