Kërçovë, mblidhen në një kulm të gjithë të punësuarit në komunat e mëparshme

Këshilli i Komunës së Kërçovës rrezikon të përballet me probleme gjatë sistematizimit të punësuarve publik dhe shtetëror që transferohen nga komunat e mëparshme si në rastin e NP Komunalec e cila tashmë ka katër drejtorë të cilët kanë qenë të punësuar nëpër komunat e qytetit të Kërçovës. 

Kjo u konstatua në mbledhjen e dytë të Këshillit në të cilën u diskutuan dhe u miratuan disa çështje kyçe që erdhën në diskutim pas bashkimit të pesë komunave në një të vetme. Në këtë mbledhje u miratua ndërprerja e llogarive të thesarit të komunës së Zajazit, Osllomesë, Drugovës dhe Vraneshticës dhe marrja e të punësuarve dhe punës në tërësi të komunave të mëparshme në kompetencat e Komunës së Kërçovës. Gjithashtu u miratua komisioni për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime. 

Kryetari i këshillit të komunës, Qamil Aliu, u shpreh optimist për zgjedhjen e këtyre dilemave dhe theksoi që ka hapësirë të mjaftueshme që të bëhet sistematizimi i të gjithë të punësuarve që kanë ushtruar detyrën e tyre nëpër komunat përkatëse kurse me detajet do te merren gjatë seancave tjera.

Që prej bashkimit të pesë Komunave, Zajaz, Osllome, Drgovë, Vraneshticë dhe Kërçovë, të gjithë të punësuarit publik dhe dokumentacioni i komunave është transferuar në objektin e Komunës së Kërçovës dhe objektet e komunave të mëparshme janë jofunksional. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button