Tetovë, nga 106 pacientë që po shërohen në Klinikë për kovid, 8 janë me dozën e parë dhe 6 me dozën e dytë, nga e hëna teste të shpejta

Në Mbledhjen e Shtabit të Krizë në Tetovë, u raportuar për gjendjen epidemiologjike në këtë vend, duke theksuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë infektuar me Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht 4 persona kanë ndërruar jetë, por vlen të theksohet fakti se të gjithë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Poashtu 149 pacientë janë paraqitur dhe marrin trajtimin e duhur në ambulantën ditore”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Raportohet që në Qendrën Klinike në Tetovë janë gjithsej 106 pacient të hospitalizuar me përkrahje oksigjeni, ku 8 prej tyre janë me dozën e pare, dhe 6 me dozën e dytë të vaksinës.

“Nga e hëna (06.09.2021) do të fillojë edhe realizimi i testeve të shpejta në Shtëpinë e shëndetit në Tetovë, që padyshim se do ta lehtësojë dhe do të mundësojë një detektim më të shpejtë dhe efikas të rasteve të reja me covid19”, njoftojnë nga Komuna, duke sqaruar që nga hëna do të zhvendoset pika e rivaksinimit nga Salla e shkollës së mjekësisë te Qendra e Kulturës, ndërsa do të jetë funksionale edhe pika e vaksinimit tek Teleferiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button