Për arsye të ndryshme, rreth 2 përqind e nxënësve do të ndjekin mësimin online në Maqedoninë e Veriut, sqaroi ministrja e arsimit

Në Maqedoninë e Veriut ky vit shkollor ka filluar me prezencë fizike, përveç në shkollat e mesme të Strugës, Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës, megjithatë për arsye të ndryshme ajo do të zhvillohet online te 2 përqind e nxënësve, transmeton Portalb.mk.

“Rreth 2% e numrit të përgjithshëm të nxënësve kërkojnë mësim online për arsye mjekësore dhe jo-mjekësore. Ky nuk është një numër i madh dhe do të plotësojë nevojat e prindërve sepse ka të bëjë me fëmijët me sëmundje kronike ose anëtarët e familjes me sëmundje kronike dhe arsye të tjera jo-mjekësore”, deklaroi ministrja Mila Carovska, duke sqaruar që nxënësit që do të jenë online, duhet edhe të jenë aktiv në orë si ata me prezencë fizike.

Ajo sqaroi që përkundër se ekzistojnë tre skenarë të mundshme për zhvillimin e procesit arsimor në vend, varësisht nga gjendja epidemiologjike, Ministria është në gjendje të ndryshojë modelin në konsultim me autoritetet shëndetësore.

“Gjithashtu mund të vendoset që të ndryshohet në nivelin komunal, nëse situata bëhet alarmante diku,” tha Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button