Carovska: Nga përgjegjësia jonë varet se sa gjatë fëmijët do të qëndojnë në shkolla

Nga përgjegjësia jonë dhe nga secili individ në sistemin arsimor varet se sa gjatë fëmijët do të qëndronnë në klasë. Në sistemin arsimor rreth 74 për qind tanimë janë të vaksinuar, ndërsa çdo prind ka përgjegjësi që edhe ai të vaksinohet, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, njofton Portalb.

Ajo në intervistë për Tv Sitel, theksoi se sistemi është i përgatitur për tre skenare – për prezencë fizike, model hibrid, që do të thotë gjysmë në klasë, gjysma onlajn, dhe tërësisht onlajn. Për atë se cili skenarë kur do të zbatohet, ministrja tha se vendosë Komisioni për sëmundje ngjitëse, Shtabi kryesor koordinues dhe Qeveria.

Carovska shtoi se mësimdhënësit në masë të madhe janë të vaksinuar, ndërsa tani është e rëndësishme që të vaksinohen edhe prindërit dhe dërgoi apel deri tek të gjithë ata tl cilët kanë nxënës në shtëpi, të vaksinohen.

Siç tha, protokollet nëpër shkolla parashikojnë mbajtje të maskës, dezinfektim, ajrosje të hapësirave dhe matje të temperaturës.

“Në qoftë se dy fëmijë qëndrojnë të ulur në një bankë shkollore ata absolutisht i respektojnë protokollet, për shkak se mbajnë maskë. Protokollet janë të qarta, mbajtje të maskës, dezinfektim, ajrorje të hapësirave dhe matje të temperaturës. Është e rëndësishme tani që të gjithë të apelojmë për respektim të protokollevem por edhe të vaksinimit tek kuadri arsimor dhe prindërit”, tha Carovska.

Lidhur me pyetjen se sa prindër deri tani kanë dorëzuar kërkesë për ndjekje të mësimit onlajn për këtë vit arsimor, Carovska theksoi se rreth dy për qind kanë dorëzuar kërkesë për ndjekje të mësimit onlajn, që sipas saj, është numër i pranueshëm dhe pret që ashtu edhe të mbetet.

Ministrja tha se në pjesën më të madhe të shkollave janë furnizuar tabletë smart, smart televizorë ose LCD projektor për shkak të multimedias e cila duhet të jetë e pranishme gjatë mësimit.

e pyetur se nëse fëmijët duhet detyrimisht të përdorin smart tabletë gjatë mësimit, Carovska shtoi se mundet por nuk ështlë e pajtetërsueshme, varet nga ajo se si do të vendosë mësimdhënësi.

Ministrja Carovska theksoi se ato familje të cilat nuk kanë mjete financiare t’u sigurojnë smart tabelë fëmijëve të tyre dhe familje me shumë fëmijë, duhet t’i drejtohen shkollës dhe ta marrin tabletin.

Përndryshe, sot filloi viti shkollor 2021/2022 me prezencë fizike dhe protokolle të veçanta shëndetësore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Përjashtim bëjnë shkollat ​​e mesme në Tetovë dhe Gostivar, ku mësimi do të zhvillohet online në 14 ditët e para të vitit shkollor, kurse në Kërçovë dhe Strugë në shtatë ditët e para. Pas përfundimit të kësaj periudhe, siç njoftoi dje Qeveria, do të sillen masa të reja në përputhje me zhvillimin e situatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button