Sllovakia do të njohë Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë

Sllovakia do ti bashkohet listës së shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ish- kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova deklaroi se vend i është i gatshëm ta njohë Kosovën pasi Prishtina dhe Beogradi të  nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.

Në një intervistë për gazetën Blic, shefja e qeverisë sllovake e cila u larguar nga ky post në  vitin 2012, thotë se edhe pse nuk mund të flasë në emër të qeverisë aktuale, por ajo beson që “kur të normalizohen raportet, nuk ka arsye pse Sllovakia të mos e mbështet Serbinë dhe Kosovën si dy shtete të pavarura”.  

Sipas Radiçovës, shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, ka bërë shumë për këtë çështje dhe ai është gati t’i ndihmojë dy vendet për të ecur para. “Qëndrimi i Sllovakisë është që do të njohë Kosovën, kur Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje”, thotë ish-kryeministrja sllovake, Iveta Radiçova./Shekulli Online/

Lajme të ngjashme

Back to top button