Haradinaj: Epilogun për dialog ta jap Ashton

Kosova ka bërë punë të mirë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se është për keqardhje që një gjë e tillë nuk ndodhi. Se si do të shkojnë gjërat më tutje, një epilog të tillë duhet ta jap baronesha Ashton. Kështu tha lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili thotë se janë shterë shumë mundësi me këtë dialog.

“Kosova ka bërë punë të mirë, që me u arrit një marrëveshje. Është për keqardhje që nuk ka ndodh. Ne na vjen keq që s’ka ndodh. Tani si do të shkojë më tutje, ne nuk mund të vlerësojmë, sepse një epilog duhet ta jap vet baronesha Ashton dhe të vlerësoj si do të shkoj më tutje në rolin e ndërmjetësuesit. Sa i përket dialogut direkt, ndoshta është herët me fol për këtë temë, meqenëse shumë mundësi janë shterur me këtë dialog në Bruksel”, pohoi Haradinaj, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, Haradinaj me bashkëpunëtore të dielën, bëri homazhe në nderim të ish-deputetit të AAK-së dhe këshilltarit të tij, Mahmut Bakallit. Ai tha se Bakalli ka një pjesë të investimit, në gjithë angazhimet që kemi bërë si Kosovë deri në liri dhe se ata respektojnë veprën e tij./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button