Elbasan, plagoset me thikë një 43-vjecar pas një sherri
ELBASAN- Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes të plagosurit A. Qosja dhe autorit, i cili është identifikuar tashmë nga policia.
Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, 43-vjecari Qosja është goditur disa herë me thikë në kraharor dhe ndodhet në gjende të rëndë në spitalin e qytetit.
Pas aktit, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./BalkanWeb/