RMV, nga 1 shtatori hyrja në vend vetëm me certifikatë dhe test

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, njoftojnë se duke filluar nga 1 shtatori, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit për Covid-19, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e kanë certifikatën, duhet të kenë të kryer testin PCR SARS-CoV-2 jo më të vjetër se 72 orë, ose në rastin tjetër të kenë testin e shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Në njoftim thuhet se shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në RMV, duhet të plotësojnë një deklaratë në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button