Në Kosovë u regjistrua numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë, 36 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se sot u regjistrua numri më i lartë i viktimave që nga fillimi I pandemisë, ku 36 persona ndërruan jetë kurse u regjistruan 1.630 raste të reja nga 11.017  testime të kryera. Në 24 orët e fundit janë shëruar 816 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 26.575, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet qeveritare e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe dje, Qeveria e Kosovës njoftoi për masa të reja kundër pandemisë.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se brenda një dite janë administruar 11.458 doza.

Në total, Kosova ka aplikuar 808.078 doza të vaksinës, ku 269.312 persona janë vaksinuar me të dyja dozat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button